Gjatë ditës së sotme numri i vatrave të zjarrit në vend është shtuar, Emergjencat civile njoftojnë se për fikjen e zjarreve janë angazhuar 90 punonjës zjarrfikës, 60 personel nga Forcat të Armatosura të Ushtrisë, rreth 50 punonjës të Pyjores e të bashkive, të mbështetur edhe nga helikopterë. Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129 dhe 128.
Situata ne Qarkun Shkoder paraqitet si ne vijim: Ka rënë zjarr në pyllin me pisha në fshatin Karmë të bashkisë Vau Dejës. Shërbimi vendor i MZSH Vau Dejë ka dërguar në vendngjarje forca zjarrfikëse, ndërsa drejtoria pyjore ka dërguar forca të saj.
Në vendngjarje kanë shkuar 30 forca ushtarake, forcat e Shërbimi vendor të MZSH Vau-Dejës 1 automjet zjarrfikës i dërguar nga Shërbimi vendor i MZSH Pukë dhe forca të pyjores, të cilat kanë izoluar disa vatra zjarri. Forcat zjarrfikëse dhe të pyjores kanë izoluar vatrat e zjarrit në fshatin Karmë në mbrëmje duke shpëtuar edhe një stan veror me gjithë bagëtitë.
Një vatër zjarri nuk u arrit të izolohej për shkak të terrenit tepër të thyer. Gjatë gjithë natës forcat e pyjores kanë mbajtur në monitorim vatrat e zjarrit në të gjithë territorin. Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre dhe pisha. Sot forcat dhe mjetet po punojnë për të izoluar plotësisht vatrën e zjarrit të fshehura.
Ka vazhduar puna për të izoluar vatrat e zjarrit në fshatin Velipojë, Njësia Administrative Velipojë, bashkia Shkodër.
Në këtë operacion janë angazhuar forcat zjarrfikëse dhe automje të Shërbimit vendor të MZSH Shkodër, forcat e pyjores, forcat e bashkisë, forca ushtarake dhe automjete zjarrfikëse nga FA. Forcat dhe mjetet kanë punuar deri në mbrëmje duke izoluar të gjithë vatrat e zjarrit duke mos lejuar të preket nga zjarri pylli me pisha.
Forcat zjarrfikëse dhe të pyjores kanë mbajtur në monitorim gjatë natës vatrat e zjarrit. Sot po punojnë për të shuar plotësisht vatrat e zjarrit.
Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre dhe ferra.
Zjarri i rënë në terren të thyer në pyllin me bredh dhe pishë në fshatin Bogë, Njësia Administrative Shkrel, bashkia Malësia e Madhe është riaktivizuar dhe ka marrë përmasa të mëdha.
Shërbimi vendor i MZSH Malësia e Madhe dhe punonjës të pyjores të Drejtorisë së Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura (DAKZM) nuk kanë mundur të veprojnë për shkak të terrenit të thyer. Sot po vijon puna per izolimin e zjarrit. /ShkodraWeb/