Ka përfunduar ndeshja miqësore mes Vllaznisë dhe Igman Konjiç. Asnjëra prej skuadrave nuk ka arritur të prodhojë gola teksa sfida është mbyllur 0-0.
Pavarësisht përpjekjeve nga të dyja ekipet për të gjetur rrugën e rrjetës nuk ja dolën të shënojnë.
Në këtë duel Bekim Balaj ka qenë kapiten, teksa në sy bie edhe kthimi i Esat Malës. Mesfushori iu nënshtrua një ndërhyrje kirugjikale dhe duket së tani është në një gjendje të mirë fizike.
Kjo është miqësorja e tretë që zhvillojnë kuqeblutë.