Në redaksinë e ShkodraWeb ka mbërritur një mesazh i një bashkëqytetarit tonë që jeton në Firenze, Itali. Rafael Mosi i rikthehet idesë së një aeroporti ndërkombëtar në Shkodër, duke dhënë disa detaje. Megjithatë, ai ka përcaktuar hapësirën ku mund të ngrihet, madje edhe emrin.
Ai kërkon që mesazhi i tij të publikohet, duke shtuar se e ka gati projektin për Aeroportin Ndërkombëtar të Shkodrës. Rafael Mosi ka gradën shkencore doktor, i diplomuar për arkeologji dhe antropologji kulturore. Më poshtë, gjeni të plotë mesazhin e dërguar në ShkodraWeb nga Rafael Mosi.
“Ky është një projekt i imi të cilin deshiroj nga ju si gazetarë që ti beni reklamë në gazeta apo TV si lajm i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik te qytetit tonë, Shkodrës. Unë banoj dhe jetoj në Itali , lexoje këtë artikull të shkurtër mbi ketë projekt.
Shkodra është qyteti më antik, djepi i kulturës, shkencës, artit e sportit i të gjithë Shqipërisë. Është qyteti më i madh dhe më i populluari i gjithë veriut të Shqipërisë. Për të gjitha këto dhe shumë të tjetra mendoj që ky qytet e meriton të ketë aeroportin e tij, ashtu siç e ka Kukësi, Vlora, Saranda,Tirana etj. Po prezantoj këtu një projekt timin, mjaft të kjartë e të thjesht, për ta kuptuar rëndësinë dhe realizimin e këtij aeroporti.
Projekti:
Zona ku mund të ndërtohet me lehtësi aeroporti është aerodromi i “Shtojit” (2 km) larg Shkodrës. Mjafton pastrimi i këtij aerodromi, asfaltimi i pistës së tij , pistë që duhet të jetë e gjatë së paku (1560m x 30m);
Ndërtimi dhe ngritja e një “Kulle Kontrolli” me radar që drejton, kontrollon dhe organizon gjithë hapësirën ajrore përreth. Ky aeroport është i nevojshëm për të gjithë qytetarët, turistët e ndryshëm që shkojnë e vijnë nga veriu i Shqipërisë në gjithë Europën dhe anasjelltas.
Për Shkodrën është i dobishëm se përveç turizmit sjell edhe një hyrje të re të zhvillimi ekonomik, ulje të papunësisë dhe shtim të lëvizjeve të pasagjerëve në vit, (2 milion në vit) gjë e dobishme për zhvillimin e veriut dhe gjith Shqipërisë.
Shkodra është qyteti ku i ka gjitha pikat turistike afër si ato verore, me detin dhe liqenjtë, si ato dimërore me alpet e bukura dhe pistat e skive, alpinizmin që mund të shfrytzohet shumë mirë nga të gjithë.
Në fund mendoj që këtij aeroporti duhet ti vihet emri i poetit tonë kombëtar “At Gjergj Fishta” , po ashtu edhe aeroplanit të parë që do nisej nga ky aerodrom për në Europë dhe botë, duhet të marri të njëjtin emër të At Gjergj Fishtës. Shpresojmë që ky projekt i imi të merret parasysh nga autoritetet përkatëse për të mirën dhe zhvillimin e gjithë veriut të Shqipërisë.
P.S.: Përveç pistës, është edhe projekti i terminalit në kohë të shkurtër dhe me kosto të ulët. Me që shumë shkodranë për këtë projekt timin më thanë të ju kontaktoja, në pamundësi të ju gjeja adresen on- line, zgjodha të u’a dërgoj nëpërmjet Facebook.
Po rri në pritje të një përgjigjeje tuajën
Me respekt
Rafael Mosi”.