Nuk ka zggjatur shumë largimi nga banesa i një 31- vjeçari nga Vau- Dejësi. Ndërsa ishte dhënë alarmi nga i vëllai, shtetasi 31- vjeçar me iniciale M.D. është rikthyer në banesën e tij. Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Shkodrës, e cila në komunikatë nënvizon se është rikthyer dhe ka deklaruar se është larguar me dëshirën e tij.
“Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për largimin nga banesa të shtetasit M.D., më datë 25.09.2018, është kthyer në banesë dhe ka deklaruar se është larguar me dëshirë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.”, thuhet në komunikatën e Policisë së Shkodrs.