Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve zgjedh sot tre përfaqësues të rinj në Këshillin e Lartë Gjyqësor.
Ata do të zëvendësojnë tre prej anëtarëve që iu përfundon mandati, Brikena Ukperaj nga Gjykata e Apelit dhe Dritan Hallunaj e Marçela Shehu nga Shkalla e Parë.
Bëhet me dije se kandidatët që do të votohen nga kolegët janë Emona Muçi e Irida Kacerja nga Apeli i Juridiksionit të Përgjithshëm dhe Alma Kodraliu, Gentiana Muçaj e Markelian Koça nga gjykatat e Shkalles së Parë.
Zv/kreu i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi është shprehur se performanca e duhur e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe e anëtarëve të tij, si një organizëm i krijuar posaçërisht për të menaxhuar mirëfunksionimin administrativ të gjykatave, nuk i shërben vetëm këtij organi, por të gjithë sistemit të drejtësisë dhe më gjerë.