Të nderuar qytetarë,
Ditën e nesërme, me datën 8 Maj, do të fillojë riparimi i rrugës “Kole Idromeno”. Si pasojë, do të bllokohet qarkullimi i automjeteve në rrugën hyrëse dhe dalëse të pedonales.
Bllokimi i rrugës hyrëse do të fillojë më datën 8 Maj, në orën 8:00 të mëngjesit dhe do të zgjasë deri në orën 8:00 të datës 9 Maj.
Ndërsa rruga dalëse do të bllokohet me datën 9 Maj, nga ora 8:00 e mëngjesit deri në orën 8:00 të mëngjesit të datës 10 Maj.
Ju falënderojmë për bashkëpunimin tuaj. /Njoftim për mediat i Bashkisë Shkodër/