Përpjekja e Bashkisë Shkodër për riparimin e urës së vjetës të Bunës, ka zgjatur vetëm disa orë. Pas reagimit të DRTK Shkodër, duket se bashkia është e vendosur në iniciativën e saj, por është penguar në vijimin e punës nga reshjet e shiut.
Ditën e sotme punëtorët e caktuar nga bashkia janë paraqitur për të vijuar punën e nisur dje, por e kanë patur mjaft të vështirë për shkak të shiut. Pritet që reshjet të pushpjnë që riparimi i urës së vjetër të Bunës të vijojë sipas planit.
Të mërkurën pati një polemikë në distancë në mes bashkisë Shkodër dhe DRTK Shkodër, lidhur me riparimin e urës. Bashkia nisi punën pas shqetësimit qytetar dhe rrezikshmërisë për kalimin e qytetarëve, si pasojë e dëmtimeve të pësuara.
Nga ana e saj DRTK e konsideroi shkelje të ligjit ndërhyrjen e bashkisë, meqë ura është momument kulture dhe duhet një leje nga Ministria e Kulturës për ndërhyrjen në riparimin e saj.