Presidenti Ilir Meta i ka besuar një shkodrani çeljen e manifestimit të thirrur nga ai në mbrojtje të Kushtetutës pasdite e të hënës së 2 marsit. Ai është Ledi Bianku, i cili së fundmi ka qenë përfaqësues- antar i Shqipërisë në Gjykatën Europiane të të Drejave të Njeriut. Më herët ai ka mbajtur edhe postin e antarit të Komisionit të Venecias. Madje, opozita socialiste publikisht e konsideronte si kandidaturë të mbështetur nga Jozefina Topalli për këto poste të rëbdësishme, siç edhe atë të kryetarit të KKRT-së sot AMA, në vitin 2006- 2007.
Bianku është me profesion jurist dhe ka qenë këshilltar personal i Presidentit, Kryetarit të Kuvendit dhe Ministrit të Jashtëm në harkun kohor 2000- 2007. Por ai ka në CV edhe postin e Këshilltarit të OSBE-së në Shqipëri dhe të Drejtorit Ekzekutiv dhe Themeluesit të Qendrës Europiane nga 1999- 2006. Është diplomuar si jurist në Tiranë dhe në Trento.
Javët e fundit, përmes shkrimeve në media, Ledi Bianku ka flur për “dështim të reformës në drejtësi” por edhe për “kapje të saj nga mazhoranca”. Sipas gjasave, për profilin e tij por edhe pozicionimin pro kauzës së tij, Presidenti Meta i ka besuar hapjen e manifestimit në mbrojtje të Kushtetutës shkodranit Ledi Bianku. Bianku ka lindur në Shkodër me 22 shkurt 1971 dhe në rininë e tij, ka luajtur edhe basketboll me ekipet e Vllaznisë. /ShkodraWeb Media/