Accor, grupi lider në botë për hospitalitet, e shtrin portofolin e tij të markës premium edhe në juglindje të Europës. Grupi ka nënshkruar një marrëveshje për një hotel të ri në Mal të Zi. Hoteli me 4 yje, Swissôtel Resort Kolashin ndodhet në malin e mrekullueshëm të Bjelasices. Ai do të shndërrohet në një destinacion perfekt për dashamirësit e sporteve të dimrit. Hoteli do të mirëpresë klientet e parë në fund të vitit 2022.
Hoteli premium Swissôtel në Mal të Zi do të vendoset në resortin dimëror K16 në Kolasin. Godina e ndërtuar rishtazi do të ofroje 116 dhoma moderne dhe shumë komode të cilat do të jenë një përvojë e jashtëzakoneshme. Klientët do të mund të shijojnë një restorant të sofistikuar, barin për shijimin e aperitivit, zonen SPA, hapësirën e biznesit dhe dhomën e skive. Ai ndodhet në lartësinë 1600 metra mbi nivelin e detit, pranë pistës së skive në një pejzash të jashtëzakonshëm. Dizajni i hotelit shkon në mënyrë perfekte me mjedisin natyror duke ofruar edhe një ambjent luksoz si dhe thelbin e vitalitetit natyror të Swissôtel. Investitori dhe pronari i hotelit është: Company Ski Resort Kolasin 1600 ltd.
“Europa juglindore është e mbushur me thesare të fshehta turistike, të cilat jemi krenarë që t’ i shpalosim për turistë huaj nga të gjitha anët e botës. Falë këtij partneriteti të madh ne jemi të lumtur që të sjellim markën premium Swissôtel në peisazhin përrallor të Malit të Zi. Swissôtel Resort Kolasin do t’ i ofrojë klientëve përvojën e vërtetë premium falë vendosjes së tij, dezajnit luksoz dhe medisit natyror spektakolar. Malet do të pecaktojnë përvojën në këtë hotel dhe dizajnin, duke i bërë klientet që të përqafojnë vitalitetin natyror të Swissôtel”, – thotë Dilek Sezer, Drejtore e Zhvillimit për Evropën Juglindore e Accor.
Swissôtel Resort Kolasin do të jetë pjesë Resort – destinacionit të skive në Mal të Zi. Qendra dimërore po zhvillohet në bashkëpunim me qeverinë. Me gjithë investimin që po bëhet, resorti do ta vendosë Kolashinin në hartën e sporteve dimërore të Europës. K16 Resort do të përfshijë 10 facilitete dhe 28 vila challe. Hapja e hotelit është planifikuar për nëntorin e vitit 2022.
“Zgjedhja e Accor si partneri ynë ishte e rëndësishme. Ne jemi krenarë që po bashkëpunojme me një lider global të fushes së hospitalitetit dhe kjo do të na mundësojë me shumë klientë nga e gjithë bota që do të vijnë të vizitojnë Malin e Zi. Qëllimi ynë është të ndërtojmë një hotel luksoz me një kujdes të veçantë për arkitekturën lokale e cila së bashku me mjedisin e brëndshëm do t’i bejë klientët që të ndihen të relaksuar dhe konforte”, – thote Sonja Becanovic, PR manaxherja e Company Ski Resort Kolasin 1600 ltd.
Kolasin është një qytet i rrethuar me male në veri të Malit të Zi. Ai ndodhet në lartësinë 954 meter dhe është një destinacion i jashtëzakonshem pushimesh si në dimër, ashtu edhe në verë. Për shkak të lartësisë dhe klimës së favorshme , Kolashin konsiderohet si një SPA natyrore. Një atraksion i veçantë turistik është Liqeni Biograd i vendosur në Parkun Kombëtar të Biogradska Gora, një nga pyjet me të virgjër në Evropë. Ai ndodhet në lartësinë 1094m dhe rrethohet nga shtigje dhe rrugë për ngjitje dhe shëtitje.
Swissôtel Hotels & Resorts ofron cilesinë e hoteleve bashkëkohore së bashku me freskinë e vitalitetit dhe energjisë alpine dhe traditën e mikpritjes zviceriane. Swissôtel respektohet për dizajnin inteligjent, cilësinë dhe qasjen unike. Ajo i ofron klientëve paqe dhe një mundësi unike në eksplorimine botës, për zbulimin e kënaqësive të vërteta dhe përqafimin e “të jetuarit mirë”. Swissôtel i fton udhëtarët që të ndihen të mirëpritur në mbi 4500 hotelet, resortet dhe rezidencat si dhe mbi 10 000 shtëpitë private në të gjithë globin.
Mövenpick
Eshtë themeluar në Zvicër dhe ka një portofol, në zgjerim e sipër, me 90 hotele në 25 vende të botës. Mövenpick Hotels & Resorts njihet në të gjithë botën për ofrimin e kujtimeve që zgjasin në kohë, përmes gjërave të vogla, që mjeshtërisht i servir në mënyrë të jashtëzakonëshme. E gjen në qendrat e qyteteve dhe hotelet me 5 yje për të të dhënë një përvojë të jashtëzakonëshme. Mövenpick ka filozofinë se veprimet e vogla janë ato që përbëjnë diferencën. Kjo ka bërë që të përqëndrohet në krijimin e një mjedisi të ngrohtë dhe miqësor, përmes gjërave të vogla – një çokollate të ngrohtë, që shijohet në orët e pasdites, një menyje të krijuar posaçërisht për fëmijët, apo teknologjisë së personalizuar të gjumit për një natë të qetë.
Accor
Accor është një grup lider botëror në fushën e turizmit,me më shumë se 5,000 hotele, 10,000 bare e restorante në 110 vende të botës. Grupi ka një nga ekosistemet më larmishme e më të pasura të industrisë së turizmit, ku përfshihen markat luksoze e premium, ofertat e moderuara dhe ekonomike, konceptet unike të mënyrës së të jetuarit, mjediset argëtuese dhe të jetës së natës, baret dhe restorantet, rezidencat private luksoze, pronat e përbashkëta të akomodimit, hapësirat e biznesit, etj. Accor ka, gjithashtu, një portofol të pakrahasueshëm të markave unike dhe një staf me rreth 300,000 punonjës në të gjithë botën.
Mbi 65 milionë prej të cilëve përfitojnë nga programi gjithëpërfshirës i besnikërisë së kompanisë ALL – Accor Live Limitless, një shoqërues i përditshëm i mënyrës së jetesës me qasje në një shumëllojshmëri shpërblimesh, shërbimesh e përvojash.Nëpërmjet nismave të tij si Planet 21 – iniciativat e Accor Solidarity, RiiSE dhe ALL Heartist Fund, grupi udhëhiqet nga politika e etikës së biznesit, turizmit të përgjegjshëm, mbrojtjes së mjedisit, angazhimit të komunitetit, diversitetit dhe gjithëpërfshirjes. Themeluar në vitin 1967, me seli në Francë, Accor SA është pjesë e klasifikimit Euronext Paris Stock Exchange (kodi ISIN: FR0000120404) dhe në OTC Market (Ticker: ACRFY) në Shtetet e Bashkuara. Për më shumë informacion vizitoni group.accor.com ose ndiqni Accor në Twitter, Facebook, LinkedIn dhe Instagram.
Për informacion të mëtejshëm, ju lutem kontaktoni:
Agnieszka Kalinowska
Manager of Media Relations & PR, Poland & Eastern Europe
Agnieszka.KALINOËSKA@accor.com