Bashkia e Malesise se Madhe organizon “Dita e vjeljes së sherebelës”. Eshte nje risi kjo, per nje zone ku bimet etero- vajore jane tashme tradite prej disa dekadash. Lajmi eshte bere i ditur ne faqen zyrtare te kesaj bashkie ne Facebook, e cila informon permes nje shkrese se aktiviteti zhvillihet me 27 Tetor 2017 ora 10.00 në Koplik të Sipërm, tek magazinat e Xheladin Zekaj. Aktiviteti organizohet nga Bashkia Malësi e Madhe, USAID dhe AAC Lushnja. Nderkohe, nenkryetari i Bashkise Malesi e Madhe Sytki Ndreca, ka bere nje shenim pikerisht ne kete njoftim te shperndare ne Facebook, duke nenvizuar: “Malësia e Madhe është e njohur për prodhimin e bimëve medicinale dhe etero- vajore. Ndaj duke qënë në përkrahje dhe promovuese me të gjithë fermerët që kultivojnë por edhe me bisneset që grumbullojnë, përpunojnë dhe tregtojnë bimët medicinale e etero- vajore ne si Bashki Malësi e Madhe së bashku me USAID-in, AAC Lushnja kemi menduar që ti kushtohet një ditë e veçantë e cila do jetë në vazhdimësi. Bashkia ka marrë nisma promovuese të karakterit turistik, etno-kulturorë, artistik, sportive etj. e tani edhe në fushën e kultivimit dhe mirëadministrimit të kulturave bujqësore që kanë dhënë e japin rezultate në të ardhura për familjet tona në trevën e Malësisë së Madhe. Ejani të promovojmë së bashku këto arritje.”, perfundon mesazhi i Ndreces ne Facebook. /ShkodraWeb/