Më në fund do të mund të mund të komunikojmë në cilëndo gjuhë të botës, dhe e gjitha kjo falë gjigantit Google. Kufje që mund të përkthejnë në kohë reale gjuhët e huaja, kjo është shpikja më e re e gjigantit. “Pixel Buds” quhet shpikja e cila jo vetëm që përkthejnë thuajse çdo gjuhë të huaj, por ju mundësojnë të flisni gjuhë të huaja në kohë reale.
Kufjet fillimisht do të suportojnë 40 gjuhë dhe do të kushtojnë 200 euro, ndërsa në treg do të hidhen më 22 nëntor në Britaninë e Madhe. Gjithçka duhet të bëni është t’i kërkoni asistentes në telefon ndihmë për të folur në gjuhën që ju dëshironi dhe telefoni do përkthejë në kohë reale dhe thotë me zë të lartë tekstin, ndërsa gjuha e huaj dëgjohet përmes mikrofonit dhe ju përkthehet në kohë reale në kufje.