Konstituimi i Këshillit Bashkiak të Tiranës ka sjellë një risi absolute për Shqipërinë. Një pastor është vënë në kye të Këshillit Bashkiak të kryeqytetit, i propozuar nga Eridian Salianji, kreu i këshilltarëve socialistë. Ai është Toni Gogu, një pastor (prift) protestant që përqafoi këtë besim të ri për vendin tonë që nga vitet ’90. Gogu është emëruar nga Rama dhe si zëvendësministër i Drejtësisë, ndërsa nga sot, do të drejtojë parlamentin e vogël të Tiranës. Gogu njihet edhe si pastori që kurorëzoi në martesë Erion Veliajn me bashkëshorten Ajola Xoxe.