Teknologjia “VAR” e kontestuar në disa nga kampionatet më të rëndësishme të Europës do të përdoret në Botërorin e Rusisë 2018. Lajmin e ka bërë të ditur drejtuesi i “FIFA-s Philippe Le Floc’h, i cili pretendon se “VAR” do të shmangë gabimet për të patur një Botëror sa më të drejtë.
“Mendoj se është fantastike që të përdorësh teknologjinë në futboll sepse garanton drejtësi, duke shmangur gabimet e qarta”, u shpreh Le Floc’h.
Zyrtarizimi i VAR-it në Botërorin rus do të bëhet në muajin mars, në mbledhjen e përvitshme të IFAB-it. Gjithsesi vendimi duket se tashmë është marrë dhe për herë të parë do të kemi “VAR” në kompeticionin më të rëndësishëm të globit.