Rita Ora duket se e ka nisur më së miri vitin e ri 2018.Këngëtarja me origjinë shqiptare ka publikuar një fotografi në llogarinë e saj në Instagram, ku tregon lajmin e mirë që e mori në ditën e parë të vitit.
“Numër 1 në iTunes përsëri!! Çfarë mënyre e mirë për të filluar vitin”, duke ju referuar këngës së saj të fundit me titull “Anywhere” e cila u shndërrua në hit në shumë vende.