Altin Basha do të jetë drejtori I ri I Teatrit Kombëtar. Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e sotme lirimin nga detyra të Hervin Çulit dhe zëvendësimin e tij me regjisorin, Altin Basha.
Vendimi është publikuar në faqen zyrtare të qeverisë, ndërkohë që pritet të botohet në Fletoren Zyrtare.
“LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË TEATRIT KOMBËTAR
Në mbështetje të pikës 2, të nenit 100, të Kushtetutës, e të pikës 3, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Hervin Çuli, drejtor i Teatrit Kombëtar, lirohet nga kjo detyrë.
Z. Altin Basha emërohet drejtor i Teatrit Kombëtar.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.”, thuhet në VKM.