Paulin Çupi është larguar nga posti i shefit të Komisariatit të Policisë së Shkodrës. I emëruar në ditët e para të muajit dhjetor 2020, Çupi do t’ia dorëzojë stefetën Edmond Merkajt.
Ky nuk është një emër i panjohur në policinë e Shkodrës, në strukturat e të cilës ka punuar edhe më herët.
Mësohet se lëvizja është bërë “kokë më kokë”, teksa Çupi dhe Merkaj kanë këmbyer postet në komisariatet respektive të Shkodrës dhe Laçit.
Edhe kjo lëvizje në unifromat blu, është në kuadër të atyre të ndërmarra nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano me ardhjen e tij në krye të unifromave blu.