Brunilda Isufaj do të jetë zëvendëskryetare e Bashkisë Malësi e Madhe. Pas largimit të Nertila Bajramaj në Angli për arsye personale, një zonje i besohet sërish posti i rëndësishëm.
Emërimi është kompetencë e kryebashkiakut Tonin Marinaj, i cili mesa duket i beson administrimin e qeverisjes vendore sërish një zonje, duke e vendosur si numri 2 i bashkisë që drejton.
Malësia e Madhe vazhdon të japë shembuj emancipimi, teksa një pjesë e konsiderueshme e administratës në të gjitha nivelet, janë të gjinisë femërore, vlerësim për “gjysmën” e shoqërisë shqiptare.
Vlen të theksohet se emërimi i Isufajt në këtë post, është mirëpritur, të paktën duke gjykuar nga reagimet në rrjetet sociale, ku janë të shumta komentet pozitive.