Shkruan në Facebook Emilia Koliqi, kandidate për deputete e PD- së Shkodër: Prej gati 30 vitesh Lidhja Demokratike e Gruas është një kolonë shumë e rëndësishme jo vetëm në Partinë Demokratike por edhe në shoqërinë shqiptare.
Roli i saj në zhvillimet demokratike në vend, zhvillimet ekonomike dhe sociale, ka qenë jetik edhe në momente të vështira që ka kaluar demokracia shqiptare.
Me 25 Prill Lidhja Demokratike e Gruas do të jetë përsëri vendimtare për Ndryshimin dhe Fitoren e madhe të të gjithë popullit shqiptar. Optimizmi është evident kudo, përkushtimi për të kontribuar pa rezerva për Shkodrën e Shqipërinë , janë vlera të shtuara në betejën tonë të përbashkët për të rikthyer normalitetin në vend.