Një çift italian që jetuan ne martese per 60 vjet nderruan vetëm dy orë nga njeri-tjetri të martën, pasi ishin prekur nga koronavirusi.
Severa Belotti, 82 vjeç dhe Luigi Carrara, 86 vjeç, jetuan në qytetin Albino, në provincën veriore të Bergamos.
Djali i tyre, Luca Carrara, i ka mbetur merak se ata nderruan jete te vetëm’ pasi ai nuk ishte në gjendje t’i përqafonte ata per te fundit here.
Ai i tha një gazete lokale, raporton Daily Mail se çifti kaloi tetë ditë i mbyllur në shtëpi me ethe, temperature 39 gradë, pa ndihmë mjekësore.
Luigi, babai, u dërgua në spitalin e Bergamos të Shtunën dhe nëna e tij u pranua në të njëjtin institucion të Dielën.
Në foto: Severa Belotti, 82 vjeç dhe Luigi Carrara, 86 vjeç, nga Albino, Bergamo, e cila vd iq nga koronavirusi vetëm disa orë larg në veri të Italisë të Martën
Njëri vd iq në 9.15 të mëngjesit dhe tjetri në 11:00, më pak se dy orë larg.
Luca i tha gazetës Corriere della Sera se ata ‘vdi qën vetëm’ në institucion pasi ai nuk ishte në gjendje t’u thoshte lamtumirë.
Ai shtoi: ‘Të dashurit e tu qëndrojnë vetëm dhe ti nuk mund te besh asgje, as ti perqafosh”.
Djali me pas shkroi një mesazh prekës në mediat sociale, si lamtumire te fundit per prinderit: ‘Përshëndetje mami dhe babi, ky virus i keq ju bëri që të largoheni në të njëjtën ditë, a do të vazhdoni të grindeni atje lart? Unë mendoj kështu, por më pas gjithçka përfundon në një përqafim ‘.