Radhë të gjata janë shkaktuar ditën e sotme në doganën e Muriqanit në krahun e Malit të Zi, ndërsa persona të shumtë presin për të kaluar në territorin tonë. Për momentin në pikën doganore po punohet me tre sportele. Radhë në pikën doganore të Muriqanit u shënuan edhe ditën e djeshme për shkak të kontrolleve të policisë për luftën ndaj trafikut të narkotikeve.