Dy djemtë e Azem Hajdarit janë lënë të lirë, pasi u arrestuan më 2 janar të këtij viti për dhunë të ushtruar ndaj një personi. Kirjan Hajdari, 32 vjeç, dhe Azem Hajdari, 19 vjeç, të dy banues në Tiranë, janë lënë të lirë me urdhër të Prokurorisë.
Dy të rinjtë u arrestuan dy ditë më parë në Muriqan, pasi ishin shpallur në kërkim për veprën penale ‘Plagosje e lehtë me dashje’. Më datë 27 dhjetor të 2017, vëllezërit Hajdari rrahën shtetasin Mikel Eduart Margjeka, pranë ‘Varrezave të Dëshmorëve’. Ndërkohë, pas konsultimit me Prokurorinë dhe kryerjes së veprimeve procedurale ata janë lënë në gjendje të lirë.