Një modele britanike ka përshkruar tmerrin që ka përjetuar dhe si është rrëmbyer, futur në një valixhe dhe nxjerrë në shitje online. Chloe Ayling, është kthyer në Angli për herë të parë që pas traumës së saj dhe ka thënë se ajo kishte frikë për jetën e saj “sekondë, minutë dhe orë pas ore”. Modelja ishte rrëmbyer nga një fotograf i rremë që e mbajti atë në robëri për një javë në fshatin e vogël të Borgialit pranë kufirit francez.
Ai pretendoi të ishte pjesë e një organizimi online të quajtuar “Vdekja e Szezë” dhe e kërcënoi se do ta shiste atë nëse agjenti i Chloe nuk arrinte të paguante një shpërblim prej 300.000 dollarësh. Rrëmbyesi i saj ishte Lukasz Pawel Herba, 30 vjeç, një shtetas polak i cili jeton në Britaninë Madhe, u arrestua nga policia dhe rrëfeu për rrëmbimin që hetuesit e përshkruan si një komplot që kishte muaj për të cilin përgatitej.
Një person me dorashka të zeza erdhi prapa meje, me njërën dorë më kapi nga qafa dhe me tjetrën më bllokoi gojën që të mos bërtisja. Një person i dytë më bëri një injeksion në parakrahun e djathtë dhe humba ndjenjat. Kur u zgjova, isha e veshur me një kostum ngjyrë rozë dhe çorapet që kam të veshura tani. E kuptova që ndodhesha në bagazhin e një makine dhe kisha duart e këmbët të lidhura dhe gojën të mbyllur me ngjitës shirit. Merrja frymë vetëm nga një vrimë e vogël”, ka rrëfyer Chloe Ayling./Thetelegraph/