Mëngjesin e së martës, Gjykata e Rivlerësimit në Katania mori në shqyrtim animimet e bëra nga 6 prej 7 të arrestuarve të të ashtuquajturit “Grupi Habilaj”, mbi të cilët rëndon akuza e trafikut ndërkombëtar të drogës.
Por për lidhjet e Habilajve me ish-ministrin Tahiri, avokati Catalano, i cili është dhe avokati i Meridan Sulajt dhe Fatmir Minajt, nënvizon se një gjë të tillë nuk e ka parë në akte, raportoi Top Channel paraditen e sotme. E ndërsa sonte Sokol Balla në emisionin ‘Top Story’ ka publikuar për më tepër detaj rreth kësaj çështje. Gazetarët kanë shkuar në fshatin Babicë për të parë nga afër shtëpinë e tij dhe për të biseduar me të afërmit.
Nëna e Moisi Habilajt ka rrëfyer mes lotëve se djemtë e saj janë të pafajshëm dhe se deri më tani ajo dhe bashkëshorti kanë punuar me dy sera dhe ata kanë punuar me trageti perimesh.
“Djemtë e mi edhe unë kemi punuar me serat e perimeve”, tha ajo. E ndërsa për Tahirin thotë se nuk e njeh dhe se nuk e ka takuar asnjëherë.