I péndùar dhe i réndùar psikologjikisht është shfaqur autori i dyshuar Stjuart Smakaj që mori aksidentalisht jetën shokun e tij të ngushtë Gledis Kraja. Smakaj pasi u vetëdorëzua një ditë më parë ka pranuar autorësinë e ngjarjes ku humbi jetën shoku i tij i ngushtë.
Smakaj ka deklaruar në polici se gjatë shèrrit shtetasi Denis Halili është larguar në drejtim të makinës së dezinfektimit dhe në atë moment i ka lindur dyshimi se mund të marrë ndonjë àrmé dhe në këtë moment është ngjitur me shpejtësi në katin e dytë në pallatin ku banonte dhe ka marrë ármèn me idenë për të qéllùar shtetasin Denis Halili por nuk e ka ditur se pas makinës ka qenë edhe shoku i tij.
“Kam qéllùar në drejtim të makinës ku ishte Denisi por nuk e dija se aty kishte shkuar edhe shoku im dhe e kam vrárè gabimisht”
Smakaj ka sqaruar edhe pjesën tjetër të ngjarjes që shérri ka nisur për parkimin e kamionit të mobiljeve të cilat i kishin porositur dy vëllezërit dhe më pas janë konfrontuar fizikisht mes njëri-tjetrit.
Ndërsa shtetasi Denis Halili ka deklaruar se kur ka ikur në drejtim të makinës atë e ka ndjekur nga pas shtetasi Gledis Kraja që të mos futej brenda në mjet. Në atë moment kur të dy ndodheshin tek makina kanë dëgjuar krìsmát e àrmés.
“Kam ikur me shpejtësi, jam shtrirë dhe më pas kam ikur me vrap për ti shpëtuar plúmbàve. Duke ikur kam shikuar se Gledis Kraja ishte plágòsur dhe ra në tokë”
Në këtë ngjarje ishin përfshirë në njërën anë vëllezërit Smakaj, shoku i ngushtë Gledis që humbi jetën, babai i tyre dhe disa persona të tjerë ndërsa në anën tjetër pronari i mobilerisë nga Fushë- Kruja, kunati i pronarit dhe shtetasi Denis Halili bashkë me shoferin e kamionit të mobilerisë. Në kërkim eshte ende shtetasi Sebastian Smakaj.