Shkoder-Hani Hotit reshje të pakta bore, qarkullohet pa zinxhirë. Reshje bore ka në segmentet Vau Dejës-Pukë-Fushë Arrëz-Qafë Mali-Fushë Dukagjin.
Në zonën Pukë-Fushë Arrëz-Qafë Mali-Fushë Dukagjin bora shoqërohet me erë të fortë. Në disa zona në Qafe Mali trashesia shkon 1.5-2m. Trashësia normale në gjithe këto zona është rreth 80 cm.
Në segmentin Q/Laç-Koman ka rreth 5 cm borç, qarkullimi rekomandohet pjesçrisht me zinxhirë pasi ka prani ngricash. Koplik-Bogë-Dedaj –Razëm rreth 5 cm borë qarkullimi pjesërisht me zinxhirë.
K/Hadroj-Q/Benë-Rrëshen rreth 10 cm borë rekomandohet qarkullimi pjesërisht me zinxhirë.
Qafë Mali-Fierzë rreth 40 cm borë, qarkullimi rekomandohet me zinxhirë.
Vazhdon puna për pastrimin dhe kriposjen e këtyre akseve, qarkullimi kryhet me zinxhirë. Të gjithë kontraktorët janë në gatishmëri për situatat që mund të paraqiten.