Me 43 vota të deputetëve të opozitës dhe të grupit parlamentar “Bardhezi” është votuar mocioni i mosbesimit të Qeverisë së Malit të Zi. Kundër rrëzimit të Qeverisë votuan vetëm 11 deputetë.
Para votimit, deputet e partive proserbe u larguan nga salla plenare.
Kujtojmë që zv.kryeministri shqiptar Dritan Abazoviç ka propozuar tashmë të krijohet një qeveri e re e pakicës, ku disa prej përfaqësuesve të minoritetet e kanë propozuar pikërisht Abazoviçin për kryeministër.
Sipas Kushtetutës së Malit të Zi, Qeveria e Krivokapiçit do të vazhdojë të punojë deri në zgjedhjen e Qeverisë së re.
Votimi i mosbesimit i hap rrugë procesit të negociatave për formimin e Qeverisë së re.
Qeveria e Krivokapiçit, e afërt me Kishën Ortodokse Serbe, u zgjodh më 4 dhjetor të vitit 2020, me votat e Frontit Demokratik pro-serb, të Demokratëve dhe të Lëvizjes Qytetare URA.
Këto parti mposhtën Partinë Demokratike të Socialistëve në zgjedhjet e gushtit të atij viti.
Por, prejse është formuar në dhjetor të 2020-ës, kabineti i Krivokapiçit është përshkuar me grindje midis partnerëve të koalicionit – atyre pro-serbë dhe pro-evropianë – gjë që ka çuar në tkurrjen e mbështetjes publike për të.
Mocioni i mosbesimit është iniciuar nga URA, udhëheqës i së cilës është zëvendëskryeministri i deritashëm, Dritan Abazoviq.