Shkon në 12 numri i të prekurve në Shqipëri nga koronavirusi. Ministria e Shëndetësisë në një konferencë lidhur me situatën e shpërthimit të koronavirusit bëri me dije detaje të reja sot lidhur me gjendjen e tyre shendetesore.
“Të dyja rastet e reja janë të vetëizoluar dhe në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Në total deri ne keto momente janë testuar 157 njerëz të dyshuar për covid 19 dhe deri tani nga ata vetëm 12 i kemi të identifikuar pozitiv. Nga keta 9 kane lidhje kontakti me rastin e pare, pacientin zero, 3 jane raste te reja, nje ne Tirane, nje ne Lushje, nje ne Durres.
Lidhur me gjendjen e tyre shendetesore, 3 prej tyre jane ne Spitalin Infektiv ne gjendje te qendrueshme, njeri ne Durres ne terapi intensive por ne gjendje te qendrueshme, 7 te tjere ne veteizolim, pa shenja klinike te infeksionit respirator. Ndersa 24 persona, kontakte te personave te identifikuar me covid jane ne vetekarantinim, skane asnje lloj shenje”, tha Mira Rakacolli.
Ajo i bëri thirrje qytetarëve “të bëjnë më të mirën e mundshme të bëjnë kujdes, se vetëm në këtë mënyrë mund të parandalojmë përhapjen”.