Ish-drejtori i Përgjithshëm i Top Channel, Ben Blushi, ka reaguar pas publikimit të databazës së pagave, ku ai rezulton se paguhet 24.7 milionë lekë në muaj.
Blushi ka reaguar për ‘Shqip’ ku thotë se paga e tij nuk ka qenë asnjëherë 247 milionë lekë të vjetra sa pretendohet në dokument, por 24 herë më e vogël.
“Nga publikimet e paautorizuara të disa portaleve sot kam mësuar se kam një rrogë që nuk e kam. Në respekt të bashkëpuntorëve të mi, në kompaninë ku kam punuar deri përpara tre javësh, dua të them se, rroga ime është 24 herë më e vogel se ajo që pretendohet se është.
Duke e ditur se kurioziteti njerëzor, nuk e ndal dot vuajërizmin të kthehet në sport ekstrem, shpresoj që të paktën një herë, ekspozimi i padenjë dhe në rastin tim edhe i pavërtetë, i të dhënave personale të ketë një përgjegjës,” shprehet Blushi.