Një studim i ri shkencor ka zbuluar se tërmete të mëdha pritet të ndodhin rreth globit në 2018-ën për shkak se rrotullimi i Tokës po ngadalësohet.
Hulumtimi nga shkencëtarët e Universitetit të Kolorados dhe Montanës, ka zbuluar se ka një lidhje shumë të fortë mes periudhave të rrotullimit të ngadalshëm të Tokës dhe shfaqjen e tërmeteve të mëdha .
Në sajë të të dhënave në dispozicion, autorët e studimit zbuluan se tërmetet që kishin ndodhur në 100 vitet e fundit ishin më të shpeshta dhe më të forta, sa herë që ngadalësohej rrotullimi i Tokës rreth vetes.
Ata arritën të përcaktojnë se ngadalësimi i përkohshëm i rrotullimit duket të jetë i lidhur me tërmeteve më shkatërruese në historinë e njerëzimit.
Rrotullimi i Tokës është zakonisht tepër i qëndrueshëm, por ka periudha kur rrotullohet më ngadalë se normalisht.
Ndryshimi nuk do të ishte kurrë i dukshëm për njerëzit, por shkencëtarët e dallojnë në sajë të pajisjeve moderne.
Këto ulje të përkohshme janë një fenomen i dokumentuar mirë dhe nuk zgjasin shumë, por shoqërohen me tërmete të fuqishme. /Përshtati “JOQ”, burimi: “New York Post”/