Kryeministri i Kosovës në një intervistë për të “Pa ekspozuarit” në “Top Channel” tha se kjo tarifë është shumë e lartë. Ne kemi diskutuar për të vendosur një doganë të përbashkët dhe është jashtë logjike vendosje e një tarife. Haradinaj tha se me vendosjen e kësaj takse është më lehtë të shkosh në Selanik.
“Së pari nuk është pak që e kemi. Po mos ta kishim do të ishte edhe më keq. Është buxhet i madh i Shqipërisë dhe Kosovës. Kjo ka qenë një arritje. Mora vesh për tarifat, dhe mendoj që janë të larta.
Zonat që janë atje të varfëra dhe rëndojnë shumë mbi xhepat e tyre. Njëkohësisht edhe për kosovarët të cilët vijnë shpesh dhe e pëlqejnë të vijnë në Shqipëri. Është e pa kuptueshme për një kamion të paguajë 25 euro. Ne më herët bëmë diskutime për të hequr doganën, për të vënë një doganë të përbashkët. Tani është jashtë logjike që të vendoset 25 euro vajtje dhe ardhë 25 dhe skaner. Pra 75 euro mbi transportuesin. I bie që të shkosh në Selanik është më lirë, se me ardh deri në Durrës. Kështu thonë këta sipërmarrësit, transportuesit që shfrytëzojnë portin e Durrësit.
Kur ndërtimi është i kushtueshëm, nuk mundet që publiku të paguajë edhe mirëmbajtjen. Nuk është një sinjal i mirë. Shtetet dhe popujt bëjnë lehtësira për të marrë paren e tyre.
Nuk kemi pasur dijeni, por nëse do ta diskutonim ne si qeveri mund të jepnim nga buxheti ynë një shumë për të lehtësuar qytetarët”, tha Haradinaj.