Ministri Fatmir Xhafaj deklaroi pas dhunës se “Policia krijoi kushtet dhe mori masat për tubimin. Manifestimi i prezupozuar paqësor, u shndërrua në sulm ndaj policisë nga grupe individësh të papërgjegjshëm, në përbërje gjendeshin edhe elementë të shkuar kriminale dhe me rrezikshmëri kriminale shfrytëzuan të drejtën legjitime për të protestuar.
Qytetarët e ndershëm të Kukësit u distancuan nga ata që ndezën zjarrin dhe dhunuan policët. Asgjë nuk mund të justifikojë sulmin ndaj policisë, janë lënduar 12 punonjës të FNSH, ndërsa një punonjës policie është plagosur më rëndë dhe ndodhet në spital. Vlerësoj profesionalizimin e policisë në situatën e ndodhur duke shmangur realizimin e skenarëve kriminal, ku ishin të interesuar provokatorë.
Janë i keqardhur dhe u kërkoj distancim nga përfaqësuesit politikë për ushtrim dhunë, ky është një precedent i rrezikshëm. Apel bashkisë Kukës të distancohet nga aktet dhunës për të normalizuar qarkullimin. Deklaroj se policia do të ketë një përgjigje të ashpër për cdo person që ka nxitur aktet e dhunës. Kush nxit dhunën dhe anarshinë do të marrë përgjigjen e duhur, askush nuk do të jetë mbi ligji”…