Tani gjithçka do të ecë në drejtimin e duhur: krimi shqiptar ka hyrë në qorrsokakun ku çdo krim ka si segment të fundit kohor.
Është turp për çdo individ që gënjen botërisht kur ky nuk besohet nga askush.
Po kur gënjen një kryeministër, çfarë ndodh?
Një automjet me një shofer që po transportonte 800 mijë Euro, është kapur bashkë me dy patenta lundrimi të ish ministrit të Brendshëm.
Po tani?
Asgjë më shumë, kudo ku ka ligj dhe normalitet, ky kryeministër duhej të kishte rënë.
Kryeministri Rama nuk ka rënë deri tani sepse po pret të krijojë gënjeshtrën.
Por, a do ta krijojë dot?
Unë ju thashë pra disa dotësh: nuk ka një çështje Tahiri, por ka një çështje Rama
Tahiri doli sërish në skenë me 800 mijë Euro dhe dy patenta lundrimi.
Kjo tani është e dukshme.
Por Rama e zbuloi veten kur kërkoi që më një logjikë fëminore të gënjente shqiptarët për çështjen Tahiri.
Po tani?
Tani pesha e asaj që përdori si gënjeshtër, në relacion të drejtë më 800 mijë eurot dhe dy patentat për lundrim të ish ministrit të Brendshëm, kthehet në akuzë për Ramën.
Ai tani ka sjellë dyshimin për akuzën e bashkëpunimit kriminal kundër tij.
Por, a ka një i institut akuze i cili të “mund të mendojë kështu”?
Jo. Ky institucion mungon në Shqipëri.
Atëherë?
Megjithatë, Rama nuk ka më shpresë; sepse grupi i tij që është marrë me veprime abuzuese është shumë i gjerë. Prandaj sigurisht që duhet të presim ngjarje të tjera si këto që kanë kaluar.
Rruga e vetme e Ramës pritet të jetë dorëheqja e tij.