Ministri i Infrastrukturës në Kosovë, Pal Lekaj, ka njoftuar se sot do t’i dërgojë shkresë zyrtare shtetit të Shqipërisë, për taksën prej 10 euro që e ka vendosur për “Rrugën e Kombit”. Lekaj ka thënë për “Gazetën Express”, se shteti shqiptar nuk ka bërë asnjë konsultë me Kosovën në lidhje me këtë veprim që ka marrë.
“As një konsultë nuk kanë bërë me Kosovën. Është dashur të paktën të bisedojnë dhe të na tregojnë për këtë taksë Të hënën, do t’ua bëj një shkresë zyrtare për një takim dhe të shohim…”, ka thënë Lekaj. “Realisht, është taksë e madhe për shqiptarët”, ka shtuar ai. Shqipëria ka vendosur një tarifë për veturat që kalojnë nëpër “Rrugën e Kombit”.
Pagesa për veturat do të jetë pesë euro. Sipas një studimi të fizibilitetit në Rrugën e Kombit kalojnë mesatarisht 6 000 vetura brenda ditës.
Ndërsa Qeveria e Shqipërisë ka njoftuar se nuk mund të zbresë çmimin e përcaktuar për të paguar kushdo që kalon nëpër autostradat shqiptare përfshirë edhe Rrugën e Kombit.