Shkruan në Facebook Benet Beci, kryetar i Bashkisë Shkodër: Gjatë takimit me znj. Ekaterina Sololova, drejtore e BERZH për Shqipërinë dhe z.Bledar Mehmetaj, menaxher i projektit për zhvillimin e infrastukturës në funksion të turizmit diskutuam gjerësisht për vizionin e Shkodrës si një bashki që zhvillon potencialin e vet në respekt te plotë të mjedisit, për një cilësi më të mirë të jetesës për banorët.
Rrugët Shëngjin-Velipojë dhe Shirokë-Zogaj, të dyja të financuara nga BERZH, pas zgjidhjes së cështjeve të shpronësimeve do të fillojnë punën në terren shumë shpejt. Një sërë projektesh të tjera për fuqizimin e infrstukturës urbane dhe turizmit janë në përgatitje e sipër. Përvoja shumë e vlefshme e BERZH në qytete të ndryshme në rajon do të jetë ndihmesë e madhe edhe për punën ne Shkodër. Jemi vetëm në fillim të një partneriteti afatgjatë e të fytshëm.