Kroacia është skuadra tjetër, që ka siguruar fazën finale të Botërorit të Rusisë, nëpërmjet dy ndeshjeve “play-off”. Pasi kishin fituar të parën 4-1 në shtëpi, kroatët u mjaftuan me një barazim pa gola në Greqi, për të siguruar kështu biletën e Kupës së Botës. Helenët tentuan të bënin përmbysjen historike, por sfida nuk prodhoi aq shumë raste sa për të pretenduar një mrekullit. Kështu, trajneri kroat Daliç, arrin të dërgojë vendin e tij në Botëror, pas formës jo të mirë që po kalonte ekipi me në krye trajnerin Ante Çaçiç, i cili u shkarkua vetëm para këtyre ndeshjeve.