Islam Dudaev shkëlqen në ndeshjen ndaj Akazaëa, duke triumfuar 10-0 dhe duke shkuar kështu në çerekfinalen e Lojërave Olimpike, në 65 kg mundje e lirë. Mundësi që përfaqëson vendin tonë tregoi forcën që në fillim, duke mos i lejuar asnjë hapësirë kundërshtarit dhe duke mbajtur takimin gjatë gjithë kohës në kontroll.
Dudaev, rusi i natyralizuar si shqiptar, kujtohet për faktin se fitoi medaljen e artë në Kampionatin Europian të mbajtur në Bukuresht. Triumf me shumë rëndësi për të dhe për vendin tonë, në një eveniment kaq me peshë. Lojërat Olimpike të kësaj vere po shkojnë drejt fundit, pasi “Paris 2024” përfundon me 11 gusht.