Vladimir Putin i ka shprehur presidentit të Kinës Xi Jinping në një telefonatë të zhvilluar mes tyre sot, të premten, se Rusia është e gatshme të zhvillojë bisedime të nivelit të lartë me Ukrainën. Lajmin e raportojnë mediat shtetërore kineze, të cituara nga The Guardian.
Televizioni shtetëror kinez CCTV raporton se Putin i tha Xi: Shtetet e Bashkuara dhe NATO kanë injoruar prej kohësh shqetësimet e arsyeshme të sigurisë të Rusisë, kanë refuzuar vazhdimisht angazhimet e tyre dhe kanë vijuar të avancojnë me dislokimin ushtarak drejt kufijve të lindjes, duke sfiduar vijën strategjike përfundimtare të Rusisë.
Rusia është e gatshme të zhvillojë negociata të nivelit të lartë me Ukrainën.
Televizioni shtetëror kinez tha se Xi i tha Putinit se Kina mbështet Rusinë në përpjekjet për të zgjidhur krizën e Ukrainës përmes dialogut. Me heret presidenti ukrainas i beri thirrje presidentit Putin qe t’i bashkohet nje tryeze negociatash dhe te ndalte pushtimin.