Rusia mori një tjetër fitore, edhe në raundin e dytë të këtij Botërori. Në ndeshjen ndaj Egjiptit, vendi organizator fitoi po me shifra të thella, si në ndeshjen e parë. 3-1 shënoi rezultati në përfundimin e sfidës.
Fathi me autogol, Çerishev dhe më pas Dziuba, shënuan në pjesën e dytë. Salah vetëm sa ngushtoi me penallti shifrat, por vetëm kaq.
Pas këtij raundi, Rusia qëndron e para në grup, me 6 pikë të plota, ndërsa Egjipti mbetet në kuotën e zero pikëve.