Sonte vëmendja e shqiptarëve është përqendruar në finalen e Big Brother Vip Albania 2, ku fitues u shpall shkodrani Luiz Ejlli.
Ndërkohë, Luizi dhe Kiara u kurorëzuan në martesë, në fund të një historie 4 mujore të jetuar në sytë e të gjithë shqiptarëve.
Në transmetim “live”, ata u kurorëzuan nga Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë Tiranë, duke shkëmbyer unazat, puthje dhe pas ritit zyrtar të martesës.
Por mesa duket, martesa është e pavlefshme. Kjo sipas nënkryetarit të Bashkisë Shkodër, Tonin Dedaj, i cili ka paraqitur edhe një screenshot të listës së zgjedhësve, ku Luizi rezulton banor i Shkodrës.
“Keto edhe aktet e marteses i bejne me proçedure fallco. Sa genjeshtare jane…”, shkruan Dedaj në një publikim në faqen e tij në Facebook.
Ndërkohë, procedurat për lidhjen në martesë, sqarohen më poshtë dhe secili mund të bëjë komentet e tjera, nëse martesa e Luizit me Kiarën është e vlefshme apo jo. Përtej kësaj, më shumë se një “copë letër” me firmat e dy personave, martesa është një lidhje shpirtërore dhe e bazuar tek dashuria e respekti reciprok.