Shkruan në Facebook Kristian Shkreli, kryetar i Bashkisë Vau Dejës: Sa herë e gjen veten në anën e shumicës, është koha të reflektosh..! Sot ishte njëra nga ato ditë ku ndjeva anën tuaj, mbështetjen e pa kursyer!
Sot është koha për të marrë në dorë të ardhmen e qytetit tonë. Duke falenderuar secilin prej jush, duke inkurajuar secilin prej këshilltarëve, pavarësisht ngjyrave politike që përfaqësojnë, nga sot nisim sëbashku një rrugëtim të rëndësishëm për Vau Dejësin!
Bashkë me ju, do jemi për realizimin e premtimeve! Bashkë me ju do jemi për projekte konkrete në çdo lagje te Bashkisë. Bashkë me stafin, afër banorëve në fshat e qytet!
Sot, mes emocionesh nisa një rrugëtim të ri, i sigurtë që do vijoj të shoh në sy secilin prej jush, sepse qëllimi im mbetet i njejtë, të shërbej me të njejtën siguri dhe këmbëngulje, sikurse ju më besuat! Në krye të Bashkisë për Vau Dejësin!