Sali Berisha të martën do të mbajë ‘Foltoren’ e radhës në Fier. Lajmi konfirmohet nga zyra e tij e shtypit, e cila njofton se takimi do të jetë të martën, 21 shtator në orën 18:00.
Më 16 shtator ai filloi takimet me demokratët në Tiranë teksa pesë ditë më pas duket se ka zgjedhur Fierin. Në takimin e parë ai hodhi një sërë akuzash si ndaj Bashës ashtu dhe ndaj Ramës.
Berisha zbuloi se lëvizja e tij do të konkludojë me një referendum brenda PD ku anëtarët të shprehen me votë për vendimin e Bashës për ta përjashtuar nga grupi parlamentar.
Ish-kryeministrin Berisha ka mbetur deputet i pavarur pasi u përjashtua nga grupi parlamentar i PD nga vetë kryetari Basha, por ai kërkon që për vendimin mos shprehet vetëm ai, por të gjithë anëtarët në PD.