Është regjistruar kandidati i parë që do të garojë me Sali Berishën në zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike. Mësohet se Ibsen Elezi e ka dorëzuar në selinë blu formularin e kandidimit.
Kujtojmë se ish-drejtuesi i demokratëve në Kukës kandidoi edhe në zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike që u mbajtën në qershor të 2021.
Mirëpo, kandidatura e tij u s’kualifikua nga gara me vendim Kryesie. Asokohe u raportua se Elezi u s’kualifikua nga gara për shkak “se me komentet e tij ai ka tentuar që të denigrojë dhe të dëmtojë Partinë Demokratike.”.
Pritet që nesër Komisioni i Operacioneve Elektorale dhe Zgjedhjeve në PD të zyrtarizojë emrat e kandidatëve për postin e kryetarit të PD së, i cili do të zgjidhet me 22 maj 2022 me parimin “1 antar, 1 votë”.