Deputeti Zef Hila do të prezantohet zyrtarisht si kandidat për kryetar i Bashkisë Vau- Dejës. I shpallur fitues i primareve brenda PD- së, bëhet me dije se prezantimi do të bëhet ditën e martë, 14 mars2023.
Sipas një njoftimi publik në rrjetet sociale, prezantimi i Zef Hilës do të bëhet nga kryetari i PD- së Sali Berisha në një nga lokalet e zonës në territorin e Bashkisë Vau Dejës.
Vlen të theksohet se Zef Hila është kandidaturë e mbështetur edhe nga grupimi Alibeaj, strukturat e të cilit në Vau dejës, janë rreshtuar publikisht në mbështetje të deputetit aktual të Shkodrës.
Përpara regjistrimit zyrtar si kandidat në KQZ, Hila duhet të japë dorëheqje nga mandati i deputetit. Ndërsa Bardh Spahia nuk do të marrë mandatin pasi që kandidon edhe ai me 14 maj për Bashkinë e Shkodrës, në Kuvend do të shkojë Lodovik Hasani, si përfaqësues i Pukës.