Gjiganti i teknologjisë, Samsung, është i njohur si prodhues i zhvillimit të teknologjisë së avancuar. Tani, raportohet se ka marrë një patentë të re që ka të bëjë me ekrane të lakuara.
Pajisja e parë që është paraqitur me ekran të lakuar ka qenë Galaxy S6, por Samsung tash ka shkuar një hap më tutje dhe ka patentuar ekranin i cili është i lakuar 180 shkallë. Telefoni me këtë ekran do të quhet Galaxy Round.
Edhe pse shumica e përdoruesve ishin kundër ekraneve të lakuara, Edge u bënë standard në serinë S dhe Note. Tash për tash nuk dihet se cilat funksione të reja do të sjellë ekrani Round.