Telefonët me tre kamera janë standardi i ri i industrisë. Samsung prezantoi ditën e sotme telefonin e rangut të mesëm Galaxy A7 me tre kamera të pasme. Sensorët parësor përgjegjës për realizimin e fotove ka një madhësi prej 24 megapiksel, shoqëruar nga një sensor i dytë 8 megapiksel me kënd 120 gradë dhe një sensor i tretë i cili mundëson efektet “bokeh.”
Edhe kamera frontale nuk i lë gjë mangët falë rezolucionit 24-megapiksel me dritë LED dhe “Selfie Focus” për efektin bokeh gjatë fotove portret. A7 vjen me ekran 6-inç 1,080×2,220 piksel Super AMOLED. Procesori Exynos ka 8 bërthama 2.2Ghz dhe shoqërohet nga 4GB ose 6GB RAM.
Kapaciteti maksimal i memories së brendshme është 128GB por mund të zgjerohet përmes kartave microSD. Sensori i shenjave të gishtërinjve gjendet në pjesën anësore të telefonit. Samsung ka premtuar më shumë informacion rreth telefonit në aktivitetin Galaxy më 11 Tetor, njofton PCW.