Nga Ramazan Çeka
Edhe pak ditë na ndajnë nga dt.6 dhe 7 shtator 2017, ku në orën 19.00 në “Teatrin Migjeni”, aktori i mirënjohur shkodran Sandër Ruçi “Mjeshtër i Madh”, rikthehet në qytetin e tij si organizator i Show-t humoristik “Erdha zemër, prit se po të kallzoj”.
Organizimi i këtij spektakli, ka për qëllim të sjellë në sallën e Teatrit “Migjeni” traditën e bukur të qytetit të Shkodrës, humorin tipik shkodran.
Eksperienca e Sandër Ruçit në skenë, brenda dhe jashtë vendit, është garanci e padiskutueshme suksesi.
Ky show do të sjell tek spektatori i mrekullueshëm shkodran dy netë të paharrueshme humori dhe spektakli nga aktorët dhe artistët më të dashur të skenës, ku do të përformojnë edhe këngëtarë më të njohur, të cilët me zërin e tyre të bukur do e pasurojnë këtë natë magjike.
Show “Erdha zemër, prit se po të kallzoj” do të mundësohet nga Bashkia e Shkodrës dhe Teatri “Migjeni”.
Le t’i urojmë “Mjeshtrit të Madh” Sandër Ruçi suksese në karrierën e tij artistike, duke e falenderuar për punën e palodhur dhe përkushtimin e madh që tregon herë pas here për publikun e mrekullueshëm shkodran, duke dhuruar humor brilant e bashkëkohor me nivel të lartë artistik.