Para disa vitesh një muzikanti nga Kosova në pikën e kalimit kufitar në Muriqan ju gjetën në krah të makinës 2.3 gram hāshāsh. Me dy fakultete, i talentuar si muzikant, por dhe djalë më shumë sedër, e mori përsipër i vetëm pronësinë e hāshāshit, për të mos fājēsuar dy shokët e tij që ishin djem luftëtarësh të UÇK- së, por njëkohësisht 20- vjeçarë që e kallnin nganjëherë.
Nuk e shtruan në spital për arsye shëndetësore, por bëri 4 muaj paraburgim në Shenkoll derisa u lirua me kusht, pasi rezultoi përdorues.
Sot Fjolla që s’ ka asnjë diplomim, as talent në muzikë dhe nuk dihet si dhe pse përfundoi në estradën kosovare (nëse nuk llogarisim silikonin) nxjerr foto nga një spital privat, sepse gjendja shëndetësore e saj na qenka rënduar nga arrestimi i paligjshëm, pasi ju gjetën dy ārmë që i paskësh harruar, që i kishte në çantë dhe bagazh të makinës.
Se pse duhet nëna e dy femijëve, të mbajë dy pistoleta me 23 fishekë me vete, nuk arrij ta kuptoj, por këtu do jemi kur të dalë pas disa javësh te Rudina të na rrëfejë mes lotesh eksperiencën e tmerrshme që do e frymëzojë me siguri për një tjetër videoklip.
Muzikanti sot është në Zvicër, pasi u rehabilitua tërësisht nga lëndët nārkōtikē dhe punon në menaxhment hoteleri-turizëm. Fjolla sërish do jetë gjithë bythë e cica në estradë mes luksit, falë amnezisë me pasojë transportin e ārmēve apo drōgāvē, si shumë kolegë të saj që edhe pse këndojnë me playback, sepse nuk munden ndryshe, kanë vila, makina e llogari marramendëse, pa i thanë kush, se kanë lind, “Puna e mbarë!. /Nga Brunilda DIBRA, gazetare/