Ndonëse një ‘përballje’ në distancë, mes kryeministrit Edi Rama dhe naftëtarëve të Fierit dhe Ballshit ka pasur edhe ‘përplasje’ qëndrimesh.
Pasi përsëriti për të dytën herë faktin se naftëtarët në shenjë proteste për kushtet e punës dhe pagat nisen nga Fieri në Tiranë në këmbë, dikush prej naftëtarëve në anë tjetër të monitorit, iu përgjigj ‘dhëmbë për dhëmbë’ kryeministrit gjatë video-konferencës. Naftëtari pohoi se kjo nismë vinte ngaqë ata ishin pa bukë, ndërsa Rama e krahasoi me deputetin Flamur Noka të PD-së.
BISEDA
Rama: Se vini ju në këmbë, nuk është problemi im. Se për ça vini kot njëherë në këmbë? Ne këtu në Tiranë jemi, mund të takohemi
Naftëtari: Se jemi pa bukë ndaj
Rama: Mos bëj Flamur Nokën aty nga vendi
Naftëtari: Nuk është nga ana ime