Kryeministri Edi Rama ka marre sot një telefonatë nga Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson. Sekretari Tillerson e ka uruar Kryeministrin për fitoren kuptimplotë në zgjedhje. Ai ka shprehur bindjen se mandati i forteë që ka marrë për të qeverisur e vetme, e obligon Partine Socialiste të thellojë shpejtësinë e reformave, pastrojë administratën nga të korruptuarit dhe shënojë rezultate domethënëse në luftën kundër krimit. Duke i shprehur Kryeministrit të gjithë mbështetjen e qeverisë amerikane në mandatin e ri qeverisës, Sekretari i Shtetit i ka përcjellë Edi Ramës përshtypjet shumë pozitive të Zëvendës Presidentit Pence nga takimi i javës së shkuar në Malin e Zi dhe ka rikonfirmuar vullnetin amerikan për një vëmendje të përqendruar në zhvillimet në rajon.
Kryeministri Rama e ka falënderuar bashkëbiseduesin për telefonatën dhe i ka bërë një pasqyrë të plotë të situatës rajonale nga këndvështrimi i vendit tonë, duke u përqendruar kryesisht tek dialogu Kosovë – Serbi dhe nevoja për zhbllokimin e ngërçit të emrit të Maqedonisë. Ne pjesen e fundit biseda eshte shtrire tek roli i Shqiperise ne NATO, kontributi i saj ne luften kunder ekstremizmit te dhunshem, ku Sekretari Tillerson eshte shprehur me konsideratat me te larta. Ndersa Kryeministri Rama ka kerkuar intensifikimin e bashkepunimit me SHBA ne sektorin e energjise dhe posacerisht te naftes e te gazit, çka është pritur me shume interes nga bashkebiseduesi.
Biseda telefonike mes te dyve ka zgjatur me shume se njezete minuta.