Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, ka njoftuar një konferencë për media, ditën e sotme. Çako do të dalë në konferencë urgjente në orën 10:30. Shkak për këtë dalje urgjente të drejtorit Çako është aksioni i madh i nisur prej mbrëmjes së kaluar në Vlorë, ku u sekuestrua një sasi e madhe droge.